Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, sic njhet ndryshe Pëllumb Muharremi “i forti i Sukthit”, është shoqëruar në komisariatin e Durrësit, pasi ka kanosur drejtorin e spitalit rajonal.
Mësohet se mes Muçës dhe drejtorit të spitalit Renis Mullaj, ka patur një debat dhe pas kësaj, Mullaj ka shoqëruar për 5 orë Vulnet Mucën.
Të lidhura
None found
Policia ka nisur procedimin penal ndaj Vullnet Muca alias Muharremi për kanosje për shkak të detyrës.
Pëllumb Muharremi ishte një nga personat që mbeti i plagosur në atentatin e një ditë më parë tek mbikalimi i Shkozetit. Ai mban disa identitete dhe është dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës dhe jo vetëm. Por ai lëvizte i lirë pasi akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.
I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale Aleksandër Laho që mban edhe identitetin e Pëllumb Muharremit, nuk është një emër i panjohur për policinë.
