Në prill të vitit 2020 në Belgikë ndodhi një ngjarje tronditëse ku pronari I një picerie u qëllua për vdekje Brenda picerisë.
Autori arriti të shpëtonte por më pas Policia bëri të mundur identifikimin e tij gjithashtu u zbulua se ai i kishte vënë flakën automjetit ku ndodhej arma që përdori për kryerjen e krimit.
Autori i kësaj vrasjeje është shqiptari, Afrim Mema një 40-vjeçar i cili punonte si vrasës me pagesë.
Afrim Mema prej kapjes është në burg, në pritje të gjykimit. Mema pranoi se ishte punësuar si atentator për të vrarë viktimën.
Më herët në dosje, seanca duhej të shtyhej për katër muaj, pasi mbrojtja kishte dorëzuar në momentin e fundit 267 faqe konkluzione, përfshirë edhe për “Sky ECC”.
Sipas avokatëve Kris Luyckx dhe Joke Bleys, këto janë marrë në mënyrë të paligjshme. Mbrojtja gjithashtu donte të përjashtonte një pjesë, përkatësisht raportin e psikiatrit gjyqësor Ignaas Lindemans.
Ai e kishte zhvilluar hetimin e tij ndaj të akuzuarit Mema në anglisht, pasi ai nuk flet holandisht apo frëngjisht dhe asistohet në të gjitha procedurat nga një përkthyes anglisht.
Megjithatë, sipas Ligjit të Gjuhës, mbrojtja ngriti pyetje në lidhje me nivelin e gjuhës angleze të ekspertit.
Po ashtu, u bë e ditur se tre dëshmitarët e thirrur, të cilët ndodhen në burg në Mbretërinë e Bashkuar, do të merren në pyetje me video. Më 19 janar, kryetari Peter Hartoch do të marrë një vendim mbi të dhënat nga “Sky ECC” dhe listat e dëshmitarëve.