Policia e Fierit kanë vënë në praga Bani Mishtakun, autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë, Fier, ku u dogjën tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj.
Nga veprimet hetimore rezultoi se Mishtaku dyshohet se duke djegur disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shunë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.
Ai tashmë akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme./albeu.com