Foto ilustruese
Të tjera detaje kanë dalë nga të arrestuarit e mega-operacionit të ditës së sotme në Durrës, ku u prangosën 15 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se polici i burgut, Flamur Bejko, i cili ishte mes të arrestuarve në Durrës, ka porositur vrasje.
Mësohet se ka urdhëruar ekzekutimin e dy personave pasi e kishin rrahur.
Deklarata e policisë:
“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë./albeu.com/