EMRI/ U qëllua me kallash në lokal, kush është i moshuari që plagos në Shkodër

Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri në Stom Golem. Një 75-vjeçar, i identifikuar si Lulash Qepuri, është qëlluar 4 herë me kallash në ambientet e një lokali.

Ka qenë djali i tij që ka njoftuar policinë duke i thënë efektivëve se i kanë plagosur babain.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri, në vitin 2011 është arrestuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. FNSH gjithashtu ka zbritur në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 22:29