EMRI/ U qëllua me breshëri automatiku, kush është 23-vjeçari i plagosur në Shkodër

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur i plagosur me armë zjarri shtetasi 23-vjeçar Paulin Harusha.

Sipas të dhënave paraprake policia deklaron se 23-vjeçari është plagosur në rrethana të paqarta duke udhëtuar me automjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/

 


Shtuar 9.08.2021 21:13