Dy ditë më parë, në Maliq, pati një shpërthim bombole, që ka pas 3 të lënduar rëndë dhe dëme të shumta materiale.
Mësohet se një prej tre të lënduarve ka ndërruar jetë për shkak të djegieve të marra në trup.
Të lidhura
None found
Taulant Konica, ndodhej në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të fitojë betejën për jetën.
Ndërkohë gjendja e dy të lënduarve të tjerë nuk dihet ende.
Si ndodhi shpërthimi?
Sipas ekspertëve, bombola ka qenë e një automjeti. Ajo ishte çmontuar dhe ishte futur në banesë. Rrjedhja është shkaktuar prej saj dhe më pas ka ndodhur shpërthimi, që përfundoi me pasoja fatale./albeu.com
