Një 39-vjecar është plagosur në këmbë me armë zjarri, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkuar të spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se shtetasi Shpëtim Metoli, është konfliktuar me disa persona në një lokal pranë rrethrrotullimit të Saukut dhe në rrethana ende të paqarka ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se sherri ka nisur për një vajzë.
Shërbimet e Policisë deri më tani kanë shoqëruar 12 persona për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.