EMRI/ U arrestua sot nga policia greke, kush është “i forti” shqiptar, si kamuflohej për t’iu fshehur autoriteteve

Policia greke ka vënë në në pranga ditën e sotme 43-vjeçarin Gentjan Abazaj, i cili ishte shpallur në kërkim dhe konsiderohej si një person shumë i rrezikshëm.

Arrestimi i Abazajt u bë në lagjen “Peristeri” në Athinë.

Abazaj rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe kanabis në Athinë.

Ai kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge.

Gjatë kontrollit në banesë 43-vjeçarit ju gjeten 2.5 kg kokainë dhe 3 kg e 430 gramë marijuanë, pajisje paketimi dhe peshimi.

Abazi rezulton i dënuar më parë për çështje droge, armësh dhe falsifikim, ndërkohë që ka vuajtur dënim në burgje të ndryshme të Greqisë.


Shtuar 11.09.2023 17:44