EMRI/ “Texas Poker” – Lojëra fati dhe lëndë narkotike në lokal, arrestohet 35 vjeçari në Elbasan. Pranga dhe 9 klientëve

Policia e Elbasanit njofton se në kuadër të operacionit policor të koduar “Texas Poker”, vihen në pranga 10 shtetas, ndërta administratori i lokalit shtetasi Bernard Sulmina, pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qera, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi e kishte përshtatur lokalin me qira për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, në pranga kanë rënë edhe 9 persona të tjerë, të cilët u kapën mat duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

35 vjeçari, administrator i lokalit, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

7 nga klientët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ndërsa dy të tjerët për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.


Shtuar 26.10.2024 11:44