EMRI/ Tentuan të ekzekutonin dje në Elbasan, zbulohet shënjestra

Elton Kila i njohur si ‘Oti i Elbasanit’ është shënjestra e atentatit që dështoi ditën e djehsme në Elbasan.

Kjo ështtë hera e katërt që dështojnë atentatet mafioze ndaj tij, shkruan Report Tv.

Vitin e kaluar  Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar  biznesmenin e  njohur tw Elbasanit, Elton Kila. Për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit.

Ndërkohë dy persona që dyshohet të ishin pjesë e atentatit të djeshem te  dështuar janë arrestuar sot nga policia.

Mësohet se njëri prej të arrestuarve është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci.

Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e djeshme janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut

Kujtojme se vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit në zonëne e stadiumit “Elbasan Arena”, ku jetonte Erion Alibeaj, i arrestuar nga policia pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

/albeu.com./