Një 61-vjeçar, Desmon Xhialli ka rënë në prangat e policisë në Pikën Kufitare të Goricës në Korçë, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet.
Në hyrje të terrotorit shqiptar, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.
“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës””, njofton policia e cila sekuestroi automjetin dhe naftën kontrabandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
PKK Goricë
Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës.