Foto ilustruese
Pas mesnate sërish janë dëgjuar krisma armësh.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë drejt automjetit tip “Toyota” të cilin drejtuesi i saj Armand Babaj e kishte marrë me qera.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.
Njoftim policie
Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/albeu.com