EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia në kërkim të 23-vjeçarit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në qytetin e Sarandës.

Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë i plasosur.

Sipas policisë, Klaudio Qendra, dyshohet se ka bërë qitje të pavullnetshme teksa po lunate me armën e zjarrit.

Pas ngjarjes, ai është larguar pa lënë gjurmë. Policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë,  shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin  tip “BMË”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme,  pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 15.08.2023 12:58