Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Laç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilëz, si pasojë një person ka mbetur i vrarë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se persona kanë qëlluar në afërsi të një banese, ku ndodhej viktima, një burrë 67-vjeçar, i identifikuar si Dodë Mamli.

Aktualisht dyshohet se motivi i krimit të jetë për motive pronësie. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.


Shtuar 24.02.2025 19:41

Tags: ,