Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në në fshatin Gurëz në Kurbinit, ku një person është plagosur me armë zjarri .

Sipas informacioneve, raportohet se i plagosuri është Ardian Gjeloshi.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa Policia ka ngritur disa pista kontrolli për kapjen e autorit.

Deri tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70-vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.


Shtuar 10.02.2024 08:08