EMRI/ Të shtëna me armë në Rrëshen, një i vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Rrëshen. I vrarë ka mbetur Martin Bardhi, 59-vjeç, i cili kishte dalë nga burgu pak muaj më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta pranë spitalit të qytetit.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me anë të një mjeti fuoristradë, ngjyrë të zezë, në drejtim ende të paditur.

 

 

Dyshohet se Bardhi është ekzekutuar për hasmëri, teksa detaje të tjera priten në vijim.


Shtuar 26.09.2023 10:58