EMRI/ Shpërthimi me tritol në makinë, i plagosuri punonjës i Tatimeve, ja si është gjendja e tij

Një punonjës i Tatimeve, ka mbetur i plagosur nga shpërthimi me tritol në një automjet në Shkodër.

I plagosuri është identifikuar si Enea Busukja dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë është dëmtuar shtetasi Enea Busukja, 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (28 Tetor) në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa mjeti raportohet se ka qenë i parkuar.

Sipas bluve, shpërthimi ka ndodhur në momentin që 38-vjeçari i dëmtuar ka ndezur makinën e tij.

 


Shtuar 28.10.2025 12:47