EMRI/ Shiste armë për 50 mijë lekë, ndalohet punonjësi i policisë në Skrapar

Një punonjës policie është ndaluar nga AMP, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dritan Nano u denoncua nga një gazetare, që bëri me dije e në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e rajonit Fier-Berat, ka ndaluar punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Dritan Nano, në Komisariatin e Policisë Skrapar, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

 


Shtuar 25.05.2023 12:58