EMRI/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, arrestohet një shqiptar, kapen rreth 6 tonë kokainë

Autoritetet në Itali kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe me lëndë narkotike, ndërsa në pranga kanë vënë pesë persona pjese e rrjetit të trafikimit të droges, mes tyre edhe një shqiptar.

Mediet në Itali bëjnë me dije se policia ka zbuluar rreth 6 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 mld eurove.

Aksioni nisi mbrëmë dhe përfshiu ndjekje me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.

Pas këtij aksioni të fuqishëm, të paktën pesë persona janë arrestuar.

Personat e arrestuar janë:

Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra;

Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç, banues në Tricase;

Sami Mejri, tunizian, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto;

Yanis Malik Bargas, francez, 19 vjeç

Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç.

Në operacion u angazhuan disa mjete ajrore e detare. Gjithçka u vu në lëvizje mbrëmjen e së martës, kur një avion vëzhgues i pozicionuar në kanalin e Siçilisë dhe i angazhuar prej disa ditësh në monitorimin e një anije tregtare me flamur të Palau, e konsideruar si “anija mëmë”, dalloi afrimin drejt saj të një peshkarexhe që ishte nisur nga brigjet kalabreze.

Trafikantët nuk e dinin që ishin nën vëzhgim.

Kështu, gjatë orëve të para të së mërkurës u vunë re se në kuvertën e “anijes mëmë”, e cila ishte pozicionuar në kufijtë e ujërave territorialë, ishin grumbulluar pako të shumta, të cilat u hodhën në det në momentin që u afrua peshkarexha. Në këtë pikë u aktivizua ndërhyrja e autoriteteve italiane që bllokuan peshkarexhën, në momentin kur kthehej drejt ujërave territorialë dhe zbuluan edhe sasinë e madhe të drogës.

/albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 21:44

Tags: ,