Emri/ Rrëzohet papritur në rrugë, ndërron jetë në spital 43-vjeçarja në Tiranë

Paraditen e sotme, një 43- vjeçare ka ndërruar jetë në mjediset e Qendrës Shëndetësore numër 1 në kryeqytet.

Sipas burimeve, Marsela Ljarja, është dërguar në këtë qendër nga shërbimi taksi, pasi u rrëzua papritur në rrugë.

E reja nuk shoqërohej nga askush, teksa ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se vdekja u shkaktua si pasojë e një sulmi në zemër.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.


Shtuar 15.02.2024 15:29