Emri/ Rrahu barbarisht 42-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës, shpallet në kërkim autori

Ditën e sotme, uniformat blu në Tiranë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin që dhunoi barbarisht 42-vjeçarin nga Bilishti, Rigels Kaso.

Ky i fundit u gjet mëngjesin e djeshëm me plagë në kokë dhe trup, në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë.

Autori është shtetasi Bajram Gjeleshi, 34-vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, ai dyshohet se e ka goditur me sende të forta Rigels Kason për motive të dobëta.

Bajram Gjeleshi, akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, teksa Policia po pujnon për kapjen e tij.

Njoftimi:

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42-vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.


Shtuar 16.07.2024 12:24