Një aksident tragjik i ka marrë jetën shqiptarit nga Kosova, Bashkim.B.
Sipas medieve italiane, aksidenti ka ndodhur në vendin e punës, në Sardenjë, në zonën e Gallurës.
Shqiptari nga Kosova humbi jetën pasi ra nga një lartësi mbi 10 metra nga skela e kantierit ku po punonte.
Ndihma e thirrur nga kolegët e pranishëm ishte e padobishme.
Bashkim.B kishte lindur në Kosovë në vitin 1981 dhe ende nuk i kishte mbushur 43 vjeç .
Tragjedia ka ndodhur pasditen e së shtunës 24 shkurt në via Londra .
/albeu.com