Emri/ Qëlloi me armë nga ballkoni, identifikohet autori në Korçë

Policia reagon për ngjarjen në Korçë, ku raportohet se rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi Edmond Naska, 71-vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati.

Pas terrorit të krijuar në zonë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi lagjen.

Sakaq, nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Shërbimet e Policisë me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

NJOFTIMI:
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi Edmond Naska, 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.


Shtuar 16.07.2024 12:07