EMRI/ Po punonte arën me autokombajnë, vdes 35-vjeçari në Vlorë, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Tragjas të Vlorës.

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi autokombajna me të cilën po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

E për rrjedhojë 35-vjkeçari ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50.

Viktima është Arben Ferati.

Njoftimi policisë

Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital./Albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 15:44