Selami Brahimi ka qenë objektivi i të shtënave me armë mbrëmjen e sotme në Shkodër. Drejt makinës së tij u qëllua me armë zjarri.
Si pasojë Brahimi mbeti i plagosur. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 10 Korriku” në Shkodër.
“Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informon policia./albeu.com