EMRI/ Plagosje në Berat, goditet me thikë një 44-vjeçar

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat. Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, kur është konfliktuar në ecje përgjatë rrugës së re me një automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë.

I plagosuri Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve.

Autori i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij./albeu.com


Shtuar 13.06.2022 22:17