EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme një ngjarje ka ndodhur në Llakatund të Vlorës ku një person është paraqitur në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Bëhet fjalë për shtetasin Sebastian Jallaj 19-vjeç.

Fatmirësisht mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftim policie

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./albeu.com


Shtuar 12.10.2022 19:07