EMRI/ Plagosi veten me armë zjarri në Tiranë, 37-vjeçari është ish-efektivi i RENEA-s

Bledar Beluli është 37-vjeçari që u vetëplagos mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.

Beluli ka qenë më parë ish-efektiv i RENEA-s, ndërsa policia bëri me dije se me armën e kishte me leje.

Deri më tani nuk dihen arsyet që e çuan 37-vjeçarin drejt këtij veprimi, ndërsa aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.


Shtuar 23.01.2024 22:46