EMRI/ Piu kafe dhe më pas i vrau, zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull! Arrestohet autori

Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit.

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e çiftit Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç në Dropull. Në pranga ka rënë bashkëfshatari Thoma Mastora, 69 vjeç.

Deklarata e policisë:

Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim.


Shtuar 5.05.2024 09:17