EMRI/ Përplasja me armë në Koplik, kush është 42-vjeçari që u plagos në kokë dhe në trup

Edison Tirana mësohet se është 42-vjeçari i cili u plagos me sende të forta në kokë dhe në trup gjatë një konflikti me persona ende të paidentifikuar.

Sipas raportimeve, gjatë konfliktit, nga autorët është qëlluar dhe me armë zjarri ndërsa aktualisht 42-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia dhe ekspertiza ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 15.11.2025 22:22