EMRI/ Pas Shkodrës “furtunë” edhe në Gjirokastër, PD emëron drejtuesin e ri politik të qarkut

Roland Bejko, është emëruar drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun Gjirokastër.

Lajmin e ka bërë të ditur seketari i përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark, se Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik, i caktuar nga Lulzim Basha.

“Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Kujtojmë se më herët drejtues politik në Gjirokastër ishte Tritan Shehu, i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sakaq, ditën e sotme ndryshime pati edhe në Shkodër. Helidon Bushati dha dorëheqjen si drejtues në këtë qark, ndërsa Basha ia besoi këtë detyrë nënkryetarit Enkelejd Alibeaj./albeu.com/

 

 


Shtuar 26.01.2022 16:06