Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi. Kristian Nako po ngiste një motor, dhe për shkaqe ende të paditura, është përplasur me një kamion-vinxh. Për pasojë ai ndërroi jetë në vend.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.