Autoritetet italiane kanë arrestuar 39-vjeçarin, Gjergji Lazaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Ndj tij, autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2017.
Lazaj u kap në një hotel, ku ishte duke pushuar së bashku me disa turistë të tjerë.
Autoritetet italiane arritën të identifikonin shqiptarin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij.
Pritet ekstradimi i tij drejt Francës.