Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë për vjedhje. I arrestuari është identifikuar si Kristjan Hasani.
Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kosovës. Më datë 12 maji të këtë voto Gjykata Themelore e Prishtinë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndajt të riut për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin Kristjan Hasani, 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë’.