Është zbuluar emri i pronarit të lokalit në Sarandë që ndoqi me thikë klientin e tij në rrugë.
Bëhet fjalë për një 48-vjeçar, të quajtur Alban Çobaj.
Në videon e publikuar nga JOQ, e cila u bë virale në rrjet, shihet se si 48-vjeçari ndjek me thikë në rrugë klientin e tij.
Pas ngjarjes Çobaj është shpallur në kërkim nga policia.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar./albeu.com/
View this post on Instagram