EMRI/ Merrte 50 paund në javë në “shtëpi bari”, arrestohet i riu shqiptar në Britani

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga Britani, pasi është kapur teksa punonte si “kopshtar” në një fermë kanabisi në Hull.

I arrestuari është Fatlum Gaxha, i cili paguhej 50 paund në javë për t’u kujdesur për bimët.

Të lidhura

None found

Policia gjet në ambient dhe gjatë kontrollit fizik 77 bimë kanabis dhe 35 paund, të cilat u sekuestruan.

Gaxha është dërguar në një institucion riedukimi, ku do të qëndrojë për 1 vit.

 


Shtuar 17.06.2023 11:36