EMRI/ Makina përplaset me motorin në Sarandë, plagoset 33-vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish Peshkut”.

Një automjet tip “Mercedez-Benz” është përplasur me një motor dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, 33-vjeçari Gerti Naçi.

I riu është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 


Shtuar 22.08.2023 19:54