EMRI/ La ndërtimi për të punuar në “shtëpi bari”, arrestohet riu shqiptar në Britani: I dërgonte para gruas shtatzënë

 

Dashamir Hazizaj është i riu shqiptar i radhës që është arrestuar nga policia në Britani ne akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Autoritetet gjatë kontrollëve zbuluan 145 bimë në ambiente të sofistikuara ngohjeje dhe ndriçimi për të ndihmuar rritjen.

Avokati i tij ka treguar se 24-vjeçari ka shkuar në Britani si emigrant i paligjshëm nga Gjermania. Ai ka thënë se në Gjermani jetonte partnerja e tij e cila ishte shtatzënë”.

Fillimisht i riu shqiptar ka punuar në ndërtim në Londër dhe fitonte 1000 £ në muaj, por iu tha se mund të fitonte 3000 £ duke punuar si kopshtar në një kultivim kanabisi.