Emri/ Ky është polici të cilit iu vendos lëndë plasëse në derë të shtëpisë në Shkodër

Vilson Zhuri, është efektivi i Policisë në Shkodër, të cilit i vendosën tritol në derë të shtëpisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet policore raportuan se si pasojë e shpërthimit me lëndë plasë, u regjistruar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”.

Nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me detyrën e Vilson Zhurit si efektiv policie, apo me problemet e tij personale. Poloicia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet, për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 3.07.2024 09:50