Mesditën e djeshme, shtetasi Florian Kofina 38-vjeç u gjet i pajetë pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil i cili lishte banues në Tiranë.
Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, mësohet se 38-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.
Dyshohet se paraprakisht viktima ka pësuar arrest kardiak, teksa bënte zhytje në plazhin e njohur si plazhi i shkëmbinjve dhe më pas është mbytur.
Personat të cilët kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit, i kanë thënë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese.
Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nisi punën duke kryer veprime në vendin e ngjarjes, për të parë nëse qëndrojnë apo jo dëshmitë.
Nga ekpertiza ka rezultuar se në trupin e 38-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim të jetë shkaktuar nga jet ski, përveç një gërvishtjeje të vogël në pjesën e gjoksit, për të cilën ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë pasi kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të dytë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.