Në Vorë, si pasojë e një aksidenti, u dëmtua një efektive e Policisë Rrugore.
Mësohet se efektivja është Arta Shurbi, ndodhen te Trauma, jashtë rrezikut për jetën.
Kjo nuk është hera e parë që efektivja përplaset nga mjete, gjatë shërbimit të saj.
Në vitin 2021, është aksidentuar te kthesa e Kamzës nga një kamion.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.