EMRI/ Kush është noterja që iu vendos eksploziv në zyrë

Esmeralda Dauti është noterja të cilës në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte iu vendos tritol në zyrë.

Ngjarja sipas policisë u regjistrua në orën 04:00 të mëngjesit. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Policia po mbledh kamerat në zonë për të identifikuar autorët e ngjarjes.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njoftoi policia.

 


Shtuar 30.01.2024 10:12