EMRI/ Kush është 47-vjeçari që u plagos në Theth

Ditën e sotme në fshatin Theth të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Gëzim Ndrezaj, 47 vjeç, i cili është transportuar në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe kush e ka plagosur 47-vjeçarin.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë  nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 15:47