Mesditën e sotme në Shkodër, në afërsi të një lokali në lagjen Skdërderbej, është plagosur me armë zjarri një 47-vjeçar.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Fatmir Odri, dhe policia është njoftuar për ngjarjes pasi 47-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ëve ka nisur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.