EMRI/ Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari. Ishte punonjës i shërbimit pyjor

Në një operacion policor antikanabis në Vau i Dejës, u kap një 62-vjeçar duke kultivuar 98 bimë narkotike në fshatin Vig. Shtetasi, punonjës i sektorit pyjor, u arrestua në flagrancë në parcelën ku ishte kultivimi.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies nga autoritetet. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Në pranga ra shtetasi Zef Lazri.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës / Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Kishte kultivuar 98 bimë narkotike, në fshatin Vig, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga një 62-vjeçar.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.09.2025 13:46