Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur kërkimet për autorin e krimit, me inicialet N.M.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.