Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier ku një i ri ka goditur me thikë bashkëshorten e tij duke i marrë jetën.
Një 29 vjeçar i quajtur Demokrat Medinaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, e cila sipas policisë ka ndërruar jetë në vend.
Pas ngjarjes, i riu është larguar nga banesa. Forcat e rendit janë vendosur në rrugët e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e tij.
Njoftimi:
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.