EMRI/ Krim në familje në Dibër, djali plagos me thikë nënën! 50-vjeçarja përfundon tek Trauma, arrestohet 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pocest të Maqellarës ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shtetit duke bërë me dije se 26-vjeçari Itles Sula, ka qëlluar me thikë nënën e tij, N. S., 50 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta. 50-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për trajtim të specializuar mjekësor.

Sakaq, 26-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme”, raporton policia.


Shtuar 2.08.2025 18:06