Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një 70-vjeçar ka vrarë vëllain e i tij teksa flinte, duke tronditur kështu opinionin publik.
Ngjarja është regjistruar pranë qytetit të Benevento.
Disa orë pas një debati, autori vrau vëllain e tij. Vrasësi quhet Benito, është 57-vjeç dhe pas vrasjes së rëndë, në një konfuzion të plotë, i ra ziles së një shtëpie fqinje dhe kërkoi të telefonohej policia.
Autori është dërguar në komisariatin e policisë vendore, ku ka pranuar autorësinë e krimit.
Viktima, pas daljes në pension dhe vdekjes së bashkëshortes, kishte vendosur të kthehej në fshatin ku lindi, Panarano, me shpresën, siç thoshin miqtë e tij, për të kaluar një pleqëri të qetë.